Lajme
Dy fshatra të Podujevës mbesin pa ujë
Demokracia
11:58 | 20 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se dy fshatra të Komunës së Podujevës do të mbesin pas ujë të pijshëm.

Në njoftimin e KRU “Prishtina” thuhet se për shkak të një defekti në gypin furnizues nga Albaniku nëpër fshatrat e Podujevës, pa ujë të pijshëm mbesin fshatrat Shajkoc e deri në fshatin Sfeqël, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Defekt në gypin furnizues nga Albaniku nëpër fshatrat e Podujevës

Prishtinë, 20 shkurt-Të nderuar konsumatorë , ju njoftojmë për një defekt në gypin furnizues nga Albaniku nëpër fshatrat e Podujevës.

Pa ujë të pijshëm mbesin fshatrat Shajkoc e deri në fshatin Sfeqël.

Ekipet e mirembajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes.

Furnizimi rikthehet në momentin që përfundon sanimi.

Rekomandohet, që kur vjen uji në çezma ta lënë të rrjedhin për pak minuta deri në kthjelltësi.

Se sa do zgjasin punimet, varet nga natyra e defektit.

Kërkojmë mirëkuptim!/Demokracia.com./

Të ngjashme