Lajme
Dy fëmijë të tjerë u vranë pas një sulmi me raketa në stacionin hekurudhor Kramatorsk
Demokracia
23:53 | 14 Prill 2022

Share:

Ministrja ukrainase e Mbrojtjes ka bërë të ditur të enjten se edhe dy fëmijë kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra nga sulmi në një stacion të trenit, në Kramatorsk, javën e kaluar.

Numri i viktimave nga sulmi në stacionin ku po strehoheshin rreth 4.000 ukrainas, kryesisht gra dhe fëmijë, ka arritur në 59. Shtatë prej viktimave deri tash janë fëmijë, raportoi Sky News.

Ministria e Mbrojtjes bashkë me njoftimin ka shpërndarë edhe një fotografi të një lodre të lyer me gjak, për të cilën ka deklaruar se do ta dërgojë në Kombet e Bashkuara si provë të asaj që po e quan “krim barbar”.

Të ngjashme