Sport
Dy ekipe kosovare kalojnë  në gjysmëfinale në Kampionatin Ballkanik
Demokracia
12:53 | 23 Korrik 2022

Share:

Kampionati Ballkanik për grupmoshën nën 22-vjeç, po vazhdon me ndeshjet e ditës së dytë, nën organizimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, në “Hoiliday Resort” të Sllatinës së Madhe.

Ekipet kosovare në konkurrencën e femrave kanë impresionuar, derisa dy prej tyre kanë arritur në gjysmëfinale, me Kosovën 1 që ndeshet me Rumaninë në gjysmëfinalen e parë me fillim nga ora 16:00, për t’u përcjellur nga gjysmëfinalja e dytë mes Kosovës 2 dhe Turqisë.

Në konkurrencën e meshkujve, vazhdojnë ndeshet nëpër grupe, derisa ditën e djeshme çifti Erion Bajrami/Ermal Maliqi regjistroi fitore të rëndësishme kundër Turqisë 2. /Demokracia.com

Të ngjashme