Lajme
Dy ekipe italiane kryen operacione dezinfektimi
Demokracia
19:01 | 02 Mars 2021

Share:

Dy ekipe të specializuara italiane nga Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndim, kohët e fundit kryen operacione të dezinfektimit në shkollat e Prishtinës dhe Mitrovicës.

Aktivitetet e pastrimit dhe dezinfektimit, të koordinuara me menaxherët e shkollës dhe autoritetet lokale shëndetësore, u kryen gjatë fundjavës në mënyrë që të sigurohen kushtet për shëndetin dhe sigurinë e studentëve dhe mësimdhënësve që ndjekin shkollat çdo ditë.

Të dy ekipet përbëhen nga gjashtë operatorë të trajnuar për të vepruar në mjedise të kontaminuara. Ata kanë përvojë të lartë në operacionet e mëparshme të kryera në Itali dhe jashtë saj në dezinfektimin e automjeteve, mjedisit dhe objekteve.

Misioni i KFOR-it udhëhequr nga NATO në Kosovë që nga fillimi i pandemisë COVID-19 ka ofruar ndihmë për të gjitha komunitetet në Kosovë përmes dhurimit të pajisjeve mbrojtëse personale dhe dezinfektimit të strukturave të shumta publike.

Të ngjashme