Lajme
Dy ditë pas, rrena e Haxhiut “del në shesh”? Thoshte se nuk është e propozuara e partisë për kryetare të Kuvendit
Demokracia
16:34 | 19 Prill 2025

Share:

Dy ditë më parë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka mohuar zërat se ajo tashmë është emëruar kryetare e Kuvendit të Kosovës.

E pyetur nga gazetari: “A mund të ma konfirmoni nëse është e vërtetë, po flitet se ju jeni kryetare e Kuvendit të Kosovës. A ka diçka të vërtetë këtu?”, Haxhiu u përgjigj:

“Jo, nuk ka asgjë të vërtetë. Deri tani jo. Mua herë më lënë në ministri, herë shefe të grupit parlamentar, e herë kryetare të Kuvendit. Asnjëra nga këto nuk qëndron. Por, e them me bindje – kudo që të jem, detyrën time do ta kryej me përgjegjësi.”

Ajo shtoi më tej se nuk e sheh veten në asnjë prej këtyre funksioneve: “Nuk e imagjinoj veten në asnjërën prej këtyre pozitave,” tha Haxhiu.

Ndërkohë, sot Kuvendi i Kosovës ka dështuar në dy përpjekje për të zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit. Albulena Haxhiu ishte kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë pozitë, por ajo mori vetëm 57 vota – të pamjaftueshme për t’u zgjedhur.

Të ngjashme