Sport
Një ditë para Kuvendit Zgjedhor, Agim Ademi sigurt drejt një mandati të ri 4-vjeçar në krye të FFK-së
Demokracia
10:34 | 05 Prill 2022

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës të enjten do ta mbajë  Kuvendin Zgjedhor për kryetar me një mandate të ri 4-vje[ar.

Ndonëse sivjet si kurrë më parë, lufta dukej e ashpër për karrigen e të parit të FFK-së, në fund mbeti vetëm një kandidat – Agim Ademi, Demokracia.com.

Ademi gjatë rrugës arriti t’i mposhtë, Remzi Ejupin, Arianit Ahemtin e Gramoz Vokrrin që kishin hapur kandidaturën. Dy të parët nuk kishin arritur farë të sigurojnë në nënshkrime dhe hoqën dorë më herët, ndërsa Vokrri kishte deponuar në FFK 16 nënshkrime, por Komisioni për certifikim i FFK-së, anuloi kandidimin  e tij pasi disa nënshkrime dolën të jenë të pavlefshme, pasi skuadrat si Ulpiana, Kika dhe Prishtina nuk ishin në rregull me delegatët.

Vokrri nuk u pajtuar me këtë dhe kishte ndjekur rrugët ligjore duke hapur padi në Gjykatën Themelore në Prishtin, por dje edhe gjyqi e vërtetoi vendimin e FFK-së, dhe Gramozi djali i legjendës Fadil Vokrri përfundimisht nuk do të jetë kandidat.

Lexo edhe: Gjykata refuzon ankesën e Gramoz Vokrrit, konfirmon ligjshmërinë e Kuvendit të 6 prillit

Ademi ka mbështetjen e plotë të delegatëve. Plot 43 sosh, nga 56 sa ka kuvendi, ia dhanë besimin kryetarit aktual.

Opozita tash ka nisur një fushatë tjetër, atë të legjitimitetit të Kuvendit, jjo po u bën thirrje delegatëve ta bojkotojnë këtë kuvend. Prishtina me në krye Remzi Ejupin tashmë hapur ka dal dhe ka thënë se nuk do të jenë pjesë e Kuvendit, por këtë gjë nuk e kanë thënë edhe klubet tjera që ishin krah Gramoz Vokrrit.

Ligjshmërinë e Kuvendit tashmë e ka konfirmuar edhe UEFA, e cila i ka pranuar ftesat dhe do të jetë prezente në Kuvendin e 6 Prillit, ngjashëm siç pritet të jetë edhe MKRS-ja e cila ditë më parë përmes një opinioni ligjor kishte konstatuar disa shkelje statutare, duke kërkuar nga FFK-ja njoftime shtesë. FFK tashmë e ka njoftuar Ministrinë dhe duket se gjithçka është e sqaruar.

Krejt çfarë ka mbetur është data 6 prill, ku edhe do të mbahet kuvendi dhe aty pritet që Agim Ademi të marrë edhe një mandate 4-vjeçar në krye të FFK-së. /Demokracia.com  

Të ngjashme