Lajme
Dy deputetët turq vendosin ta votojnë Qeverinë Kurti
Demokracia
14:49 | 22 Mars 2021

Share:

Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) do të votojë Qeverinë Kurti 2. Kjo është konfirmuar për Demokracia.com nga kryetari Fikrim Damka.

Ndonëse ditë më parë deklaruan se kanë kushtet dhe kërkesat e tyre, dy deputetët e KDTP-së kanë vendosur që ta votojnë Qeverinë Kurti 2.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com kryetari i kësaj partie, Fikrim Damka.

“Po partia KDTP, do t’i japë dy vota për Qeverin Kurti”, tha Damka për Demokracia.com.

Kujtojmë se Damka pas takimit me Kurtin dhe Osmanin ditë më parë tha se do të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë presidentin, ndërsa për qeverinë, do të ketë konsultime.

“Votat tona për qëndrimin në sallë dhe votimin e presidentes, do të jenë. Nuk kemi vendosur ende se a do ta votojmë qeverinë, sepse vazhdojnë konsultimet”, kishte thënë ai.

Kujtojmë se seanca për formimin e Qeverisë pritet të mbahet sot pas orës 15:00./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme