Lajme
Dy burra në Fushë Kosovë paraqiten rrejshëm si policë, ndaluan një veturë e i kërkuan dokumente
Demokracia
10:17 | 14 Tetor 2022

Share:

Dy persona në Fushë Kosovë janë arrestuar nën dyshimin për veprën penale “prezantim i rremë”.

Policia njofton se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje me veturë është ndaluar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të prezantuar si policë të cilët i kanë kërkuar dokumentet personale.

Si rezultat i veprimeve policore të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë.

Të ngjashme