Kuriozitete
Dy burra indianë thyejnë rekordin Guinness pasi vizituan shtatë kontinentet në më pak se katër ditë
Demokracia
09:08 | 10 Janar 2023

Share:

Dy burra indianë thyen një rekord Guinness duke vizituar shtatë kontinentet në 3 ditë, 1 orë, 5 minuta dhe 4 sekonda.

Ali Irani dhe Sujoy Kumar Mitra u nisën nga Antarktiku më 4 dhjetor dhe përfunduan udhëtimin e tyre kur mbërritën në Melbourne, Australi, më 7 dhjetor, transmeton Telegrafi.

Ata mposhtën rekordin e mëparshëm prej 3 ditësh, 14 orësh, 46 minutash dhe 48 sekondash, i cili u thye nga një grua në Emiratet e Bashkuara Arabe, Khawla AlRomaithi në vitin 2020.

Rekordthyesit thanë se nuk presin që titulli i tyre të zgjasë.

“Sot ne mund të jemi të suksesshëm në thyerjen e një rekordi, nesër dikush tjetër do të thyejë rekordin tonë”, tha Mitra për Rekordet Botërore Guinness.

Të ngjashme