Lajme
Dy burra arrestohen për vjedhjen e një palë patikave
Demokracia
10:01 | 23 Maj 2022

Share:

Dy burra janë arrestuar në Fushë-Kosovë pasi dyshohet se i vodhën një palë atlete (patika) para një banese.

Të arrestuarit janë një shtetas i Kosovës dhe një i Shqipërisë.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

“Rr. Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë, 22.05.2022 – 09:00-12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Shqipërisë për shkak të dyshimit se ia kanë vjedhur të mbathurat – atletet ankuesit mashkull kosovar të cilat kishin qenë para hyrjes në banesën e ankuesit. Pasi intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuari dërgohen në mbajtje.”, ka njoftuar Policia.

Të ngjashme