Dy asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë dyshohet se janë përplasur fizikisht ndërmjet vete.
Demokracia.com ka mësuar se asamblistët që dyshohen se janë konfrontuar fizikisht janë Ragip Fetahu dhe Artrit Mulliqi.
Po ashtu, burime të Demokracia.com kanë bërë të ditur se asamblisti Artrit Mulliqi është përcjell me autoambulancë për shkak të lëndimeve të marra.
Më pas të njëjtit mësohet se janë shoqëruar për në stacionin e Policisë së Kosovës në këtë qytet dhe gjenden ende aty.
Demokracia.com ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por ata ende nuk kanë informacione zyrtare lidhur me rastin.
Dyshimet e para që çuan në mosmarrëveshjen dhe në rrahjen fizike kanë të bëjnë për emërimin e shefit të grupit të asamblistëve të LVV-së në Kuvendin Komunal.
Më tej, në pozitën e shefit të grupit është emëruar Haki Rudari, teksa dyshohet se të njëjtën pozitë e ka pasur ambicie edhe Artrit Mulliqi.