Lajme
Dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen gjashtë persona
Demokracia
19:21 | 06 Janar 2023
Ilustrim

Share:

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e dy aksidenteve në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Trudë dhe Sekiraqë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 17:30, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ( në fshatin Trudë dhe në fshatin Sekiraqë), kanë ndodhur dy aksidente trafiku. Trudë janë përfshirë dy automjete , ku si pasojë e aksidentit janë lënduar 4 persona. Ndërsa në fshatin Sekiraqë janë te përfshira dy automjete dhe raportohet për dy persona të lënduar”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se njësiti i trafikut rajonal është duke u marrë me të dyja rastet./Demokracia.com/

Të ngjashme