Dy aeroplanë luftarakë të Forcave Ajrore Indiane janë rrëzuar në një përplasje të dukshme në ajër.

Incidenti ka ndodhur gjatë stërvitjeve rreth 300 kilometra në jug të kryeqytetit Nju Delhi, ka thënë policia në vendin e rrëzimit.

Siç kanë raportuar mediat, përcjell Telegrafi, deri më tani njëri pilot është gjetur i vdekur.

“Aeroplani tjetër ka të ngjarë të ketë rënë më larg nga vendi dhe ne kemi dërguar ekipe për ta lokalizuar atë”.

Përplasja është më e fundit në një varg aksidentesh aviacioni që përfshijnë flotën ajrore ushtarake të Indisë.