ShowBiz
‘Duro’ nga Dafina Zeqiri ndikon në parandalimin e vetëvrasjeve
Demokracia
16:25 | 01 Prill 2021

Share:

Kënga ‘Duro’ nga Dafina Zeqiri, motivon personat që të kërkojnë ndihmë tek ‘Linja e Jetës’

Këngëtarja shqiptare para disa javësh ka publikuar projektin e saj më të ri të titulluar ‘Duro’.

Kjo këngë flet për personat që vuajnë nga depresioni, ankthi dhe sëmundje të tjera, dhe vjen si mbështetetje për këta persona, shkruan Demokracia.com.

Në një Instastory të shpërndarë nga vetë këngëtarja, Linja e Jetës (qendra telefonike për parandalim të vetëvrasjes), i kishte shkruar një mesazh Dafinës duke e falenderuar për projektin që kishte publikuar.

No description available.

Sipas tyre, kënga ‘Duro’ kishte rritur numrin e telefonatave, duke i motivuar personat që vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor të kërkojnë ndihmë në këtë linjë telefonike.

Kënga ‘Duro’ka grumbulluar 8 milionë klikime për vetëm dy javë.

KËTU mund të dëgjoni këngën. /Demokracia.com/

Të ngjashme