Sport
Duro, Çoriq, Dellova dhe Zeka e pësojnë rëndë nga Komisioni Disiplinor
Demokracia
17:21 | 03 Mars 2021

Share:

Komisioni disiplinor i FFK-së, i shkallës së parë në përbërje me Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur më 3 mars shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të javës së fundit të zhvilluara dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, incizimeve televizive dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore ka marrë disa vendime.

Për shkak të sjelljeve josportive në ndeshjen Feronikeli – Drenica, trajneri i “Niklit”, Klodian Duro është gjobitur me 500 euro, shkruan Demokracia.com.

Ndërkohë, portieri i Llapit, Marijan Çoriq pas kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Ballkanit, është pezulluar me dy ndeshje moslojë.

I pezulluar është edhe mbrojtësi i Prishtinës, Lumbardh Dellova, për shkak të sjelljeve josportive në ndeshjen ndaj Trepçës ’89.

Tutje, kryetari i 89-shit, Abedin Zeka është vënë në procedurë disiplinore për shkak të akuzave në drejtim të FFK-së pas ndeshjes ndaj Prishtinës në fundjavë.

Vendimet e plota të komisionit:

Klodian Duro, kryetrajner i KF “Feronikeli“ – Drenas me nr ID 022478M77, me procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave për sjellje josportive në ndeshjen Feronikeli – Drenica (xhiro 21) e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c dhe neni 10 paragrafi 2;
Dënohet me të holla në shumë prej 500 euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Ardian Gjoklaj, lojtar i KF “Dushkaja “ nga Lugbunari i Gjakovës me nr ID 0037077M91, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për keqpërdorim të sistemit FIFA –CONNECT në platformën e klubit pa dijeni dhe pëlqimin e klubit .

(Provë; Deklarimet e kryetarit të klubit Pashk Biblekaj si dhe SMS të deponuar në komision). Bazuar në nenin 65 paragrafi 1 pika G dhe neni 10 paragrafi të Rregullores disiplinore;
Dënohet me të holla në shumë prej 100 euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). Lojtarët e larguar nga klubi KF “ Dushkaja” , obligohen në kthimin e pajisjeve sportive klubit amë në të kundërtën do të pezullohen pa të drejtë loje.

Marijan Çoriç, lojtar (portier) i KF “ Llapi” nga Podujeva me nr ID 023408M95 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen Llapi-Ballkani zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë, raportet zyrtare (ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit jashtë zonës së rreptësisë). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore;
Dënohet me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Ilir Syla, lojtar i KF “Dukagjini“ nga Klina me nr ID 002267M95 në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Parë të Kosovës për kategorinë e seniorëve Grupi A, A&N – Dukagjini, zhvilluar në Bokë të Korishes së Prizrenit. Raportet zyrtare (ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3;
Dënohet me (2) dy ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Haxhi Kurhasku, ndihmëstrajner në KF “ Vëllaznimi “ nga Gjakova me nr ID 009817M70 në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave për sjellje jo sportive në ndeshjen e Ligës së Parë Grupi A, Vëllaznimi-Malisheva zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë. Raportet zyrtare (min 85 ofendoi asistentin e parë të ndeshjes Ardian Ismajli. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3;
Dënohet me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Alban Dreshaj, lojtar i KF “Onix “ nga Banja e Istogu me nr ID 000590M89 në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Parë kategoria e seniorëve Grupi A, Onixi-Istogu, zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Brestovik të Pejës. Raportet zyrtare (ndërhyrje brutale në lojtarin kundërshtar) . Bazuar në nenin 39 paragrafi 3;
Dënohet me (2) dy ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Albutrint Morina, lojtar i KF “A& N” me nr ID 002272M93 në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen A&N –Dukagjini zhvilluar në Bokë të Korishës së Prizrenit.(Raportet zyrtare (sjellje jo sportive drejtuar gjyqtarit kryesor Selim Isufi, sharje ndaj tij dhe nuk dëshironte ta lëshonte fushën, me insistimin e bashkëlojtarëve largohet nga fusha dhe në largim e sipër vazhdon ofendimet drejtuar gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 42.2/a të Rregullores disiplinore;
Dënohet me ndalesë loje për 3(tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lumbardh Dellova, lojtar i FC “Prishtina“ me nr ID 000161M99 në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave për sjellje jo sportive në ndeshjen së javës së XXII të Superligës së Kosovës për kategorinë e seniorëve; Trepça’89-Prishtina, zhvilluar me datë 27.02.2021 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë; Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes me gjeste jo sportive, banale dhe të pa hijshme nxit reagime të përfaqësuesit e klubit nikoqir (Bazuar në nenin 32 paragrafi 1;
PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari i pezulluar, afati datë 08.03.2021.

Abedin Zeka kryetar i KF “Trepça’89” nga Mitrovica në procedurë të iniciuar nga Komisioni i Garave për prononcim në media me akuza drejtuar organeve të FFK –së pas përfundimi të ndeshjes Trepça’89-Prishtina zhvilluar me datë 27.02.2021 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë, në mungesë të raporteve dhe deklaratave plotësuese;
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga kryetari në procedurë të hapur disiplinore lidhur me rastin. Afati datë 08.03.2021 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

Artan Luzi ndihmëstrajner i KF “Dukagjini“ nga Klina me nr ID 009724M71 me procedurë të iniciuar disiplinore të Komisionit të Garave për sjellje jo sportive në ndeshjen e Ligës së Parë Grupi A, A&N-Dukagjini zhvilluar në Bokë të Korishës së Prizrenit. Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes provokon kryetrajnerin e ekipit nikoqir Megzon Visoka duke nxitur situatën, eskalimi i së cilës evitohet pas ndërhyrjes së kryetrajnerëve. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore;
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga ndihmëstrajneri Artan Luzi lidhur me rastin. Afati 08.03.2021.

FC LLAPI 1932 nga Podujeva në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave, për lëshim në organizim të ndeshjes Llapi-Ballkani, zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë. Raportet zyrtare (lejohen shikuesit në tribunat e stadiumit në kundërshtim me masat anti Covid 19 si dhe në min 86 futjen e topave në fushë në mënyrë të qëllimshme). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore, FC LLAPI 1932;
DËNOHET ME VËRETJE TË FUNDIT.

KF Vëllaznimi nga Gjakova në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave, për lëshim në organizim të ndeshjes të Ligës së Parë Grupi A, Vëllaznimi – Malisheva , zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë. Raportet zyrtare (mos respektim të masave anti Covid 19 si dhe zhvillimi i punimeve ndërtimore brenda stadiumit (tribuna).
Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore, KF Vëllaznimi;
DËNOHET ME VËRETJE TË FUNDIT.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (ditëve )nga data e sjelljes së tij; datë 23.02.2021, respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit“. /Demokracia.com

Të ngjashme