Lajme
Durmishi: Të gjitha rrugët që menaxhohen nga ministria janë të kalueshme
Demokracia
10:24 | 25 Nëntor 2023

Share:

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë të kalueshme pas reshjeve të borës.

Durmishi tha se komplet territorin po e mbulojnë me 19 kontrata, ku katër nga to janë për autostrada.

“Unë jam duke kontaktuar nonstop me menaxherët të cilët janë në terren. Komplet territorin po e mbulojmë me 19 kontrata, ku katër janë për autostrada”.

“Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe të gjitha kompanitë janë në terren. Nuk ka asnjë problem me rrugët të cilat menaxhohen prej ministrisë”, ka deklaruar Durmishi për Klan Kosova.

Reshjet e borës kanë nisur të bien në orët e hershme mëngjesin e sotëm, e edhe komunat kanë thënë se po kujdesen për rrugët të cilat janë nën menaxhimin e tyre.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po kujdesen që rrugët e kryeqytetit të jenë të pastra dhe lehtë të qarkullueshme.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ngasjes.

“Bora e parë ka mbuluar Prishtinën tonë me një veshje të bardhë magjike! E ne po kujdesemi që rrugët tona të jenë të pastra e lehtë të qarkullueshme për të gjithë. Të dashur qytetarë, keni kujdes gjatë ngasjes së veturave. Le ta përcjellim borën e parë me dashuri dhe kënaqësi! 🧣🧤”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme