Lajme
Dumoshi publikon foton kur i ndau mirënjohje alpinistes Nikqi: Jam e tronditur për sulmin seksual
Demokracia
21:51 | 30 Shtator 2022

Share:

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi ka reaguar pas sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi.

Dumoshi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se është e tronditur nga lajmi për sulmin ndaj Nikçit.

Duke i kërkuar asaj të jetë e fortë, Dumoshi ka publikuar edhe një fotografi me të, gjatë kohës që ishte ministre e Kulturës ku kishte ndarë edhe një mirënjohje për alpinisten.

Postimi i plotë i Dumoshit, pa ndërhyrje:

Jam teper e tronditur nga lajmi per sulmin ndaj Alpinistes se rekordeve Mrika Nikqit. Nuk po arrij ta kuptoj e as ta pranoj! Si mund te sulmohet nje vajze e cila me arritjet e saja u cilesua nga autoritetet me te larta vendore dhe nderkombetare si frymezim per rinine e krejt njerezimin! Si mund t’i ndodh nje gje e tille nje vajze te lidhur teresisht me natyren dhe ne maksimum e perkushtuar ne sherbim te vlerave njerezore. Mrika, une dhe jam e bindur secili qytetar jemi me ty ne keto momente te veshtira per ty. Qendro e fort, ashtu siq edhe je❤️

Të ngjashme