Lajme
Dumoshi kritikon ashpër qeverisjen e LVV-së: Do të demaskohen para kohës
Demokracia
12:15 | 09 Prill 2021

Share:

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për mënyrën e qeverisjes.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ish-ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka thënë se “LVV-në e kanë kapluar standardet e dyfishta dhe konfuzioni pas ardhjes në qeverisje”, përcjell Demokracia.com.

“Standardet e dyfishta dhe konfuzioni qe ju ka kapluar ende pa i arritur 100 dite qeverisje druaj se do t’ju demaskoje shume para kohës.”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Alternativa populiste sapo ka filluar qeverisjen dhe na duhet t’ju leme pak kohe qe ta shohim pazotësinë e tyre ne tërësi. Mirëpo, trendi sapo ka filluar:

1. Pandemia nuk ishte prioritet parësorë për ketë qeveri.

2. Pazaret politike dhe tregtia me deputet e futen një fryme te pazareve anadollake brenda kuvendit.

3. Mixhallaret e jakobineve të rinj paskan qene gjithnjë profesional dhe të zot. Vetëm paskan pritur përfundimin e mesjetës dhe fillimin e renesancës për të dalur në sipërfaqe./Demokracia.com

https://www.facebook.com/vlora.dumoshi/posts/10158338504524075

 

 

Të ngjashme