Sport
Duket se dikush i ka mallkuar, portieri i Chelsea thyen gishtin në stërvitje dhe përfundon në operim
Demokracia
16:46 | 07 Janar 2023

Share:

Fat i keq ka “pllakosur” në skuadrën e Cheslea, që do të jetë edhe pa Edouard Mendy, pasi ky i fundit do t’i nënshtrohet një operacioni në gishtin që theu në stërvitje këtë javë.

Në ndeshjen e fundit kundër Manchester City janë lënduar edhe dy futbollistë të tjerë, Sterling dhe Pulisic.

Londinezët kanë një listë me 10 futbollistë që ndodhen në infermieri dhe kjo shihet si një mallkim. Tani është portieri Mendy që do të qëndrojë për shumë kohë jashtë fushës së blertë pas dëmtimit të pësuar në stërvitje. /Demokracia.com

Të ngjashme