Lajme
Duke vozitur veturën, plagoset me armë zjarri në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
Demokracia
09:29 | 25 Tetor 2023

Share:

Të martën rreth orës 23:20 një person derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, për shkaqe të panjohura ishte qëlluar me armë zjarri nga person/a të panjohur .

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është  dërguar në QKUK për tretman mjekësor, raporton Klan Kosova.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, dhe ka urdhëruar hapjen e hetimeve intensive”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme