Lajme
“Duke marrë parasysh deklaratën e Presidentes“, Ambasadori i BE-së në Kosovë reagon për mosdekretimin e Kryeprokurorit
Demokracia
11:12 | 18 Tetor 2023

Share:

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë Tomas Szunyog ka reaguar në lidhje me mosdekretimin e Blerim Isufajt, nga Presidentja e vendit Vjosa Osmani. Osmani tha se është kërrcënuar për t’a dekretuar Isufajn, e ambasadroi Szunyog foli pikërisht duke marrë parasyshë deklaratat e Presidentes. Sipas tij, BE pret përzgjedhje të bazuar në merita, e transparent.

“Duke marrë parasysh deklaratën e Presidentes për Kryeprokurorin e Shtetit, theksoj nevojën kritike për një proces përzgjedhjeje të bazuar në merita, transparent dhe të drejtë për pozitat brenda sistemit të drejtësisë.

U bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të ruajnë me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen e vonuar të Kryeprokurorit të Shtetit.” – ka shkruar amabasadori.

Të ngjashme