Skuadra e Dukagjinit duket shumë aktive në përgatitjet që po i zhvillon në Antalia të Turqisë.
Klinasit kanë zhvilluar sot miqësoren e katërt në Turqi derisa janë përballur me skuadrën bullgare Hebar.
Takimi u mbyll me rezultat 1:1.
“Sot është zhvilluar ndeshja e katërt miqësore ne fazën përgatitore që po zhvillohet ne Antalia te Turqisë. Edhe sot per kundërshtarë kishim një klub nga Bullgaria, FC Hebar. Ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1. Golashënues për skuadrën tonë ishte Henry Chibueze”, ka shkruar KF Dukagjini. /Demokracia.com