Skuadra e Armend Dallkut, Dukagjini i Klinës ka marrë sot një fitore të lehtë ndaj Lirisë së Prizrenit duke e mposhtur me rezultat 3:1, shkruan Demokracia.com.
Dukagjini e Liria u përballën ndërmjet vete sot në kuadër të javës së 21-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, derisa kanë qenë vendasit ata që e kanë dominuar tolalisht ndeshjen duke fituar shumë më lehtë sesa është pritur.
Me këto tri pikë, Dukagjini ngjitet në pozitën e pare me 43 pikë një më shumë sesa malisheva që është në vendin e dytë tash por që ka një ndeshje më pak, ku nesër luan me Istogun rival ky shumë i fortë për kreun e tabelës. /Demokracia.com