Sport
Dukagjini u jep një super-lajm tifozëve në prag të ndeshjes me Gjilanin
Demokracia
16:03 | 21 Prill 2022

Share:

Dukagjini i Klinës i motivuar pas fitores në Skenderaj përballë Drenicën javën e kaluar, synon befasi në takimin kundër Gjilanit.

Stadiumi “18 Qershori” në Klinë hap dyertë për duelin e javës së 30-të që luhet të dielën, shkruan Demokracia.com.

Për shkak të rëndësisë së ndeshjes dhe nevojës së madhe për pikë, Dukagjini ka marrë vendim që bileta për hyrje në stadium të jetë pa pagesë.

“Dukagjini – Gjilani, hyrja falas. Të gjithë drejt stadiumit të dielën”, thuhet në njoftimin e klubit klinas.

Dukagjini pozicionohet në vendin e 8-të me 33 pikë, dy më pak se pozita ku e largon nga “zona e kuqe” për rënie nga elita./Demokracia.com/

Të ngjashme