Një ndeshje jashtëzakonisht interesante na pret sot në Klinë ku ndeshën Dukagjini e Prishtina, shkruan Demokracia.com.
Sfida zhvillohet në kuadër të javës së 23-të dhe pritet një luftë e madhe në fushë, kjo pasi të dyja skuadrat janë duke luftuar t’i ikin pjesës së poshtme më tabelës.
Ballafaqimi nis nga ora 13:00, derisa skuadrat tashmë edhe kanë publikuar formacionet zyrtare.
Dukagjini: Muhaxhiri, Hasanaj, Dallku, Basriu, Hugo, Jashanica, Shabani, Zhdrella, Carioca, Merlaku, Nikoliç
Prishtina: Nika, Krasniqi, Pllana, Mici, Abazi, Boshnjaku, Krasniqi, Mankenda, Hoti, Kryeziu, John. /Demokracia.com