Sport
Dukagjini prezanton talentin 16-vjeçar, vjen nga klubi kryeqytetas
Demokracia
18:40 | 07 Shkurt 2022

Share:

Dukagjini e ka kompletuar transferimin e talentit 16-vjeçar, Roni Selimi.

“Hithat” kanë njoftuar se kanë nënshkruar kontratë me mesfushorin me tipare sulmuese, Roni Selimin, shkruan Demokracia.com.

Selimi vjen nga klubi kryeqytetas, Ramiz Sadiku, ndërkohë që luan në të dy krahët e fushës.

“Futbollisti i talentuar gjashtëmbëdhjetë vjeçare, i lindur me 24.11.2005 ka nënshkruar kontratë me klubin e Dukagjinit. Rioni luan ne pozitën e mesfushorit sulmues ne të dy krahët. Ai vjen nga klubi i Ramiz Sadikut nga Prishtina, dhe tash e një kohë stërvitet me ekipën e parë. Mire se vjen Rion, dhe shumë suksese ne te ardhmën”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi klinas.

Futbollisti i ri u prezantua sot në ambientet e klubit nga presidenti i klubit, Fabian Veseli.

Dukagjini ka qenë një nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar të verës, duke sjellur në Klinë disa emra të njohur. /Demokracia.com/

Të ngjashme