Klubi i Futbollit Dukagjini ka prezantuar sot (e enjte) autobusin e ri të skaudrës.
Klubi klinas këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të përcjellur me fotografitë e autobusit në faqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.
“Klubi futbollistik Dukagjini, nga tani edhe zyrtarisht bëhet me autobusin e saj te personalizuar”, thuhet mes të tjerash në njoftim.
Autobusi i ri i skuadrës së Superligës së Kosovës përmban logon dhe ngjyrat e klubit si dhe është përcjellur me disa mbishkrime si “Dukagjini & Hithat”.
Dukagjini është një nga skuadrat më të organizuara në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra nga “18 Qershori” pas 13 ndeshjeve të luajtura këtë edicon ka tubuar 14 pikë në vendin e tetë. /Demokracia.com