Dy ndeshjet hapëse të ditës së sotme në kuadër të xhiros së pestë kamionale në Superligën e Kosovës në futboll luhen në Klinë e Skenderaj.
Gjilani ka vizituar Klinën për t’u ndeshur me Dukagjinin në stadiumin “18 Qershori”, shkruan Demokracia.com.
“Kuqebardhët” konsiderohen favorit ndaj “Hithave”, me këta të fundit që synojnë gjithashtu fitore pas startit jo të mirë.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Muhaxhiri, Dallku, Basriu, Syla, Shala, Hugo, Ahmeti, Morina, Zulfiu, Merlaku, John.
Gjilani: Koliçi, Jashari, Ramadani, Zeka, Cale, Dabiqaj, Islami, Musolli, Prekazi, Solomon, Hoxha.
Takimi tjetër që luhet nga ora 15:00 është edhe ajo mes Drenicës dhe Ferizajt.
Dy ekipet që nuk e kanë nisur mirë edicionin synojnë vetëm fitoren.
Formacionet zyrtare:
Drenica:
Ferizaj: Rexhepi, Qerkini, Halili, Hasanaj, Hyseni, Orana, Shabani, Kashtanjeva, Haxhimusa, Fazliu, Ramadani./Demokracia.com/