KF Dukagjini e ka fituar turneun memorial “Favzi Rama – Faton Domi”.
“Hithat” në finalen e turneut mposhtën Prishtinën pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Demokracia.com.
Skuadra nga Klina në gjysmëfinale mposhti Lirinë, kurse prishtinasit eliminuan Vëllaznimin.
Stadiumi “18 Qershori” në Klinë ishte vendtakimi ku u përballen katër skuadrat me nam në futbollin kosovar.
Kujtojmë se dy ish-futbollistët humbën jetën në fshatin Volljakë të Klinës, më 22 nëntor të vitit 1987. /Demokracia.com