Sport
Dukagjini – Drita dhe Drenica – Malisheva, mbyllen pjesët e para me rezultate befasuese
Demokracia
13:49 | 13 Mars 2022

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet që po zhvillohet në Klinë e Skenderaj në kuadër të javës së 25-të kampionale.

Rrjetat kanë mbetur të paprekura pas 45 minutave të para në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, raporton Demokracia.com.

Drita ishte më kërkuese gjatë fraksionit të parë të lojës, megjithatë të rrezikshëm në disa situata ishin edhe vendasit, mirëpo pa arritur cakun e dëshiruar.

E në takimin tjetër që po luhet mes Drenicës dhe Malishevës janë realizuar tre gola në 45 minutat e para.

1:2 është rezultati pas pjesës së parë në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Bruqi hapi llogarinë në minutën e 18-të për mysafirët, kurse vetëm katër minuta më vonë vendasit barazuan me Genc Hamitin.

Sidoqoftë, Malishevës epërsinë ia riktheu Hyseni në minutat shtesë të pjesës së parë me një super gol nga distanca.

Kujtojmë se ditën e sotme në program është edhe kryendeshja Gjilani – Llapi që ka nisur nga 13:30. Rezultati momental atje është 0:0 kur po rrjedh minuta e 15-të. /Demokracia.com/

Të ngjashme