Sport
Dukagjini “arrë e fortë” për Gjilanin, ndahen pikët në Anamoravë
Demokracia
17:02 | 12 Shtator 2021

Share:

Gjilani nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani dhe Dukagjini morën nga një pikë pasi për gjatë 90 minutave luajtën 0-0, raporton Demokracia.com.

Pjesa e parë sa i përket rasteve iu takoi mysafirëve të cilët rrezikuan plot katër herë portën e gjilanasve.

Gjilani kishte iniciativën në pjesën e dytë, por pa arritur cakun e shumëkërkuar.

Kësisoj, me këtë barazim Gjilani i Ismet Munishit ndodhet i katërti me pesë pikë.

Dukagjini ka tri më pak në pozitën e shtatë. /Demokracia.com

Të ngjashme