ShowBiz
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit thonë se janë me presidentin Zelensky dhe popullin e Ukrainës
Demokracia
14:38 | 26 Shkurt 2022

Share:

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë thënë se qëndrojnë me presidentin Volodymir Zelensky dhe popullin e Ukrainës.

Është një koment i rrallë publik mbi politikën nga princi Wiliam dhe princesha Kate, pasi ata takuan Zelenskiy dhe gruan e tij Olena në vitin 2020.

“Në tetor 2020 patëm privilegjin të takojmë presidentin Zelenskyy dhe Zonjën e Parë për të mësuar për shpresën dhe optimizmin e tyre për të ardhmen e Ukrainës. Sot ne qëndrojmë me presidentin dhe të gjithë popullin e Ukrainës ndërsa ata luftojnë me guxim për atë të ardhme”, kanë shkruar Duka dhe Dukesha e Kembrixhit në Twitter.

Të ngjashme