Lajme
Dugolli tenton ta arsyetojë shefin, por e thellon skandalin se SHBA kishte informacione më shumë se Kurti për situatën në veri
Demokracia
22:14 | 29 Nëntor 2022

Share:

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka treguar pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur më shumë informacione se sa kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Sipas Dugollit, të gjithë e dinë se SHBA është shteti më i fuqishëm i globit.

Më tej, ai ka thënë se Kosova asnjë herë nuk ka bërë diçka pa dijeninë e SHBA-ve edhe mbështetjen e tyre.

“Burimet e informacionit të cilat i kanë SHBA-ja janë më të madhja e më të shumat edhe të pakrahasueshme me ato të Kosovës”, ka deklaruar Dugolli.

Sipas deputetit, SHBA-ja informacionet që i ka i ndan edhe me institucionet e Kosovës dhe krerët institucionale.

“Projekti shtetit të Kosovës është projekt i përbashkët edhe as një herë ne nuk e shohim ndryshe siç kanë qenë gjatë luftës edhe gjatë shtetndërtimit SHBA-ja nuk kanë ndaluar duke përkrahur Kosovën”, ka përfunduar ai për Dukagjini.

Të ngjashme