Sport
Duelin mes Kosovës dhe Greqisë e drejtojnë gjyqtarët skocezë
Demokracia
16:09 | 05 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte e zhvillon ndeshjen e dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” pas fitores 0:2 në Qipro, sonte me fillim nga ora 20:45 mirëpresin në stadiumin “Fadil Vokrri” Kombëtaren e Greqisë, shkruan Demokracia.com.

Kosova dhe Greqia kanë nga tri pikë në grupin 2 të Ligës C, andaj fitorja do të ishte e rëndësishme për dy reprezentacionet.

Drejtësinë brenda vijave të fushës do ta ndajnë treshja e gjyqtarëve nga Skocia.

John Beaton do të jetë gjyqtar kryesor i këtij takimit, ndërsa Daniel McFarlane dhe Douglas Potter do të jenë ndihmësit.

Kosova dhe Greqia bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C së bashku me Qipron dhe Irlandën e Veriut./Demokracia.com/

Të ngjashme