Sport
Duel i luftuar mes Dortmundit dhe Chelseat, mbyllet pjesa e parë
Demokracia
21:52 | 15 Shkurt 2023

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Chelseat, e vlefshme për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Rezultati pas pjesës së parë është i barabartë 0:0 në stadiumin “Signal Iduna Park”, shkruan Demokracia.com.

Përkundër se golat munguan, nuk mund të themi edhe për rastet, ngase dyja skuadrat tentuan portën e njëra-tjetrës duke rrezikuar në disa momente.

10 tentime kishin “Milionerët”, ndërkaq “Blutë” kishin katër tentime, madje duke e goditur edhe shtyllën me Joao Felix në minutën e 40-të.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy ekipeve luhet pas dy javësh në Londër./Demokracia.com/

Të ngjashme