Sport
Duel i ashpër në ajër: Futbollisti izraelit shpëton kundështarin e tij nga lëndimi i rëndë
Demokracia
16:38 | 31 Korrik 2021

Share:

Mesfushori i Maccabi Haifa, Maor Levi arriti të shpëtojë kundërshtarin e tij, Nodar Kavtaradze nga një lëndim i rëndë në ndeshjen e së enjtes.

Haifa priti Dinamo Tbilisin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja ishte e rëndësisë së madhe, andaj edhe lufta në fushë nuk mungoi në disa momente.

Levi dhe Kavtaradze u hodhën në ajër për një top, kur futbollisti mysafir kërceu mbi lojtarin izraelit dhe po binte në tokë në mënyrë të vështirë, e lëndimi ishte i pashmangshëm.


Për fat të mirë, izraeliti e kuptoi se kundërshtari i tij po binte në tokë dhe po rrezikonte lëndimin, ai intervenoi me duart e tij duke mos e lënë që ai të binte në tokë me kokë.

Ky veprim i lojtarit vendas u përshëndet nga lojtarët prezent në fushë dhe nga mijëra futbolldashës në rrjetet sociale. /Demokracia.com

Të ngjashme