Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka thënë se do të votojë pro tërheqjes së një pjese të parave nga Trusti.
Balje përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se e kupton një projektligj të tillë, përcjell Demokracia.om.
“Të nderuar, Unë jam PËR trustin, sepse e kuptoj!”, ka thënë ajo.
Duda Balje kishte abstenuar në votimin e Trustit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës aktualisht janë diskutuar për këtë projektligj, ku pas pak pritet edhe që të hidhet në votim./Demokracia.com/