Lajme
Duda Balje ofendohet pasi abstenoi për Trustin: Do të keni turp shumë shpejt
Demokracia
21:46 | 25 Maj 2022

Share:

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka reaguar pas ofendimeve që ka marrë pasi abstenoi në shqyrtimin e Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale.

Balje përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se fyerjet e kanë lënduar shumë, përcjell Demokracia.com.

“Do të keni turp për këtë, shumë shpejt! Dhe për t’ju bërë të ditur këtë, të tre votat e boshnjakëve në Grupin Multietnik ishin Për Trustin!”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë:

Ofendime, ofendime, pa pritur momentin e fundit.Dhe te gjitha ofendimet per tu kuptuar dhe zhgenjimet pa kuptuar votën time sot, kjo fyerje dhemb me shume!

Do të keni turp për këtë, shumë shpejt!

Dhe për t’ju bërë të ditur këtë, të tre votat e boshnjakëve në Grupin Multietnik ishin Për Trustin!./Demokracia.com/

Të ngjashme