Lajme
‘Duda Balje mund të bëhet deputete në vend të Adrijana Hoxhiq’
Demokracia
15:39 | 08 Mars 2021

Share:

Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), për anulimin e disa votave të subjekteve politike nga komuniteti boshnjak, Adrijana Hoxhiq mund të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës.

Nëse nuk ndryshohet nga Gjykata Supreme vendimi i PZAP-së për anulimin e një pjese të votave të partive politike nga komuniteti boshnjak, Adrijana Hoxhiq do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës, shkruan Demorkacia.com.

Kështu ka bërë të ditur Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Cakolli ka shkruar se në vend Adrijana Hoxhiq, ulësen do ta fitojë Socialdemokratska Unija, me kandidaten Duda Balje, si më e votuara në radhët e këtij subjekti.

Postimi i plotë i Cakollit, pa ndërhyrje:

Nëse vendimi i PZAP-së për anulimin e një pjese të votave të subjekteve politike nga komuniteti boshnjak, nuk apelohet apo ndryshohet nga Gjykata Supreme, atëherë Adrijana Hodzic, përkatësisht subjekti i saj, do të mbetet jashtë Kuvendit.

Në vend të saj, ulësen do t’a fitojë Socialdemokratska Unija, me kandidaten Duda Balje – si më e votuara në radhët e këtij subjekti./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/eucakolli/posts/10208079285936941

Të ngjashme