Lajme
Duda Balje mbulohet me shami dhe uron Ramazanin
Demokracia
20:37 | 01 Prill 2022

Share:

Deputetja boshnjake, Duda Balje ka uruar besimtarët e konfesionit islam në prag të muajit të Ramazanit.

Ajo, në llogarinë e saj në Facebook, ka publikuar një fotografi të saj, ku shfaqet e mbuluar me shami.

“Urime Ramazani të gjithëve. Uroj që lutjet e muajit të Ramazanit të na bekojnë të gjithëve dhe Allahu të pranojë lutjet dhe agjërimin tonë”, ka shkruar Balje në anglisht.

Balje, disa herë në deklarimet e saj publike, ka thënë se është besimtare e devotshme islame. Ajo ka pranuar se praktikon normat fetare të islamit.

Të ngjashme