Lajme
Duda Balje e mbajti fjalën, votoi pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti
Demokracia
17:12 | 23 Qershor 2022

Share:

Deputetja e Grupit Multietnik, Duda Balje, deklaroi sot se do të votojë pro Projektligjit që lejon tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti).

“Unë jam PËR trustin, sepse e kuptoj!”, shkroi ajo në Facebook.

Balje e mbajti fjalën, pasi kur Projektligji u hodh në votim ajo votoi pro, bashkë me dy deputetë tjerë nga radhët e komuniteteve.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk miratuan në parim Projektligjin për Trustin.

Kundër votuan deputetët Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga 102 deputetë në sallë, 44 votuan për, 57 kundër dhe 1 abstenim.

Seanca ishte paraparë të mbahej javën e kaluar, por ishte ndërprerë për shkak të protestës së veteranëve të luftës dhe mungesës së kuorumit.

Ky Projektligj do t’u mundësonte qytetarëve tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale. Kjo nismë është iniciuar nga opozita, por që po kundërshtohet nga partia në pushtet. /Telegrafi/

Të ngjashme