Policia në Dubai ka sekuestruar 86 milionë pilula të amfetaminës të njohura me emrin “Captagon”.
Sekuestrimi i kësaj sasie të madhe është bërë në kohën kur amfetamina është problem i Lindjes së Mesme për shkak të luftës në Siri.
Amfetamina ishte e fshehur në pesë kontejnerë që përmbanin dyer dhe panele. Droga peshonte 13 tonë.
Një pilulë amfetaminë kushton 12 dollarë në Dubai, ndërkaq në Arabinë Saudite kap vlerën e 25 dollarëve.
Siria është trafikantja kryesore e Captagonit shkaku i luftës.