Sport
“Duam ta bëjmë krenar kombin” – Trajneri i Marokut i dërgon mesazh Kroacisë
Demokracia
09:51 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Rrugëtimi përrallor i Kombëtares së Marokut në Kupën e Botës përfundoi mbrëmë në gjysmëfinale nga Franca e Didier Deschamps.

Maroku u mposht 2:0 nga kampionët në fuqi të botës të cilët kaluan në finale për herë të dytë rresht.

Trajneri i Marokut, Walid Regragui, doli pas ndeshjes para gazetarëve, ku kishte edhe marokenë, të cilët e përshëndetën me duartrokitje.

“E nisëm lojën keq, pësuam gol herët dhe lejuam Francën të fitonte më shumë besim. Në pjesën e dytë kemi bërë përparim. Provuam gjithçka për të shënuar, por nuk ia dolëm. Urime Francës, ata janë një ekip i madh. Kishim disa probleme dëmtimi dhe ishim të lodhur, por bëmë maksimumin. Fizikisht nuk ishim në nivelin më të lartë, kishim 7-8 lojtarë që ishin në 70 për qind. Lojtarët e mi dhanë gjithçka, kishim energji, cilësi të madhe, por është e vështirë të fitosh Kupën e Botës me mrekulli, duhet të vazhdojmë të punojmë pas kësaj”, tha ai pas ndeshjes, përcjell Demokracia.com.

Gazetarët e pyetën për ndeshjen për vendin e tretë dhe se si do të motivohen për duelin me Kroacinë, takim për të cilin Ragragui tha se duhet ta fitojnë për të bërë krenar marokenët.

“Do të jetë një sfidë e madhe mendërisht. Kemi shumë lojtarë të lënduar, sigurisht që duam të fitojmë, por nuk e di se sa lojtarë nuk do të mund të luajnë. Sigurisht që do të përpiqemi të fitojmë gjithçka, por shumë lojtarë duhet të pushojnë, pasi të rikuperojmë, për të cilën na duhet kohë, do të përpiqemi ta bëjmë vendin krenar dhe të fitojmë vendin e tretë”, shtoi ai.

Ndeshja për vendin e tretë mes Kroacisë dhe Marokut luhet të shtunën nga ora 16:00./Demokracia.com/

Të ngjashme