Sport
“Duam dënim shembullor”, legjenda e futbollit shqiptar reagon pas rrahjes së të moshuarës në Pejë
Demokracia
20:51 | 02 Nëntor 2022

Share:

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shihej një vajzë duke e rrahur një grua të moshuar në një Shtëpi të të Moshuarve në Pejë.

Për rastin që tmerroi Kosovën, legjenda e futbollit shqiptar ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, shkruan Demokracia.com.

Ai ka kërkuar dënim shembullor për vajzën që e rrahu gruan e moshuar.

“Duam dënim shembullor! Zot na fal” – ka shkruar Cana në rrjetin social.

Në mesin e shumë reagimeve rreth kësaj ngjarje ishte edhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka. Lojtari shqiptar në profilin e tij në rrjetin social publikoi videon dhe shkroi gjatë rreth këtij rasti./Demokracia.com/

Të ngjashme