Lajme
“Dua të dal në park pa frikë”, vogëlushja që emocionoi të gjithë me mesazhin në protestë
Demokracia
10:03 | 01 Shtator 2022

Share:

Qytetarë të shumtë protestuan dje edhe në Shqipëri pas dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Mes tyre kanë qenë emra të njohur, të cilët kanë bërë thirrje për t’u vendosur drejtësia. Në një moment, aktorja Monika Lubonja ka marrë në krah një vajzë të vogël, që ka prekur të gjithë me fjalët e saj.

“Dua të dal në park pa frikë”, tha vogëlushja, e cila është shoqëruar me duartrokitje.

Në protestë nuk kanë munguar figurat e famshme, nga organizatorja Fifi, Beatrix Ramosaj, Klea Huta, Einxhel Shkira, moderatori Ermal Peci, Rudina Hajdari, Elvis Naçi dhe shumë emra të tjerë./abcnews.al

Të ngjashme