Visar Bekaj, portieri i Tiranës frikëson drejtuesit bardheblu. Në emsionin “Koha Shtesë”, gardiani bëri të ditur se ky është sezoni i fundit dhe se do të largohet nga skuadra.
25-vjeçari shpjegoi se këtë vit i përfundon kontrata dhe se do të shikoj mundësitë që ka dhe të shohë për një skuadër jashtë vendit
“Është viti im i fundit tek Tirana dhe si lojtar i lirë synoj të transferohem jashtë, pasi kontrata ime skadon në muajin në qershor“, – sqaroi Bekaj.
Tirana momentalisht pozicionohet e dyta me 18 pikë në tabelën e Kategorisë Superiore në Shqipëri, vetëm 1 pikë larg rivalit të saj, Partizanit.