Këngët e Dua Lipës ishin të pranishme kudo gjatë verës dhe albumi Future Nostalgia u dëgjua gjatë gjithë verës, prandaj nuk është çudi që ajo është zgjedhur artistja më e dëgjuar
Dy prej këngëve të këtij “Physical” dhe “Don’t Start Now” ishin në mësin e 10 këngëve më të popullarizuara në Britani, shkruan Demokracia.com
Kënga më e dëgjuar nga të gjithë ishte “Blinding Lights” e The Weeknd, ndërsa Sheeran është artisti i dytë më i dëgjuar, i ndjekur më pas nga Ariana Grande dhe Sam Smith.
Albumi i dytë i Dua Lipës ishte më i shituri i vitit 2020 në Mbretërinë e Bashkuar, duke fituar për ‘albumin e vitit’ në “Brit Awards” dhe ‘albumin më të mirë’ në “Grammy Awards”.