Pati një periudhë kur pas luftës, familja e Dua Lipës u kthye për të jetuar në Kosovë. çfarë kujton këngëtarja e famshme nga ajo periudhë kur ishe adoleshente?
Ajo ka folur në një intervistë për Rolling Stone ku tregon për shëtitjet e lirshme në Kosovë, të sigurta dhe për vështirësitë që ndeshte në shkollë.
“Pas luftës, u kthyem në Kosovë dhe për mua ishte si parajsë, duke dalë më shumë dhe duke lëvizur më e pavarur”, thotë Dua. “Megjithatë, shkolla ishte një tjetër histori. Ishte shumë më sfiduese; fëmijët po mësonin gjëra që unë nuk i dija ende”.
“Shkolla ishte shumë më e avancuar se në Londër. Fëmijët po mësonin gjëra që unë mendova se kisha kohë për t’i mësuar. Unë bëja thyesa në Londër dhe algjebër në Kosovë”, tregoi Dua Lipa, duke vërtetuar edhe njëherë atë që shumë fëmijë të tjerë kanë thënë, se shkolla në Shqipëri është e vështirë.