Dua Lipa është sërish pjesë e videos reklamuese për markën e parfumeve Libre të “Yves Saing Laurent”.
“Mos kini frikë nga liria juaj’, thotë këngëtarja teska ngjitet shkallëve për në majën e një ndërtese, ku largon xhaketën dhe qëndron e zhveshur e drejtuar nga qyteti.
Lipa dëgjohet në prapavijë të videos duke kënduar një pjesë të këngës “I’m Free” të bendit të njohur ‘Rolling Stones’.
“Pranvera është këtu dhe poashtu fushata ime e re për @yslbeauty #LIBRE e xhiruar nga shoku im Nabil,” mbishkroi ajo reklamën 20 sekondëshe në Twitter.
https://twitter.com/DUALIPA/status/1381570937900916743
Rikujtojmë se Dua Lipa ishte pjesë e videos promovuese të parfumit ‘Libre’ edhe vitin e kaluar /Demokracia.com/