Dua Lipa bëri që temperaturat të rriteshin me poza tepër të nxehta në Instagram të enjten, teksa u shfaq me një veshje në ngjyrë të kuqe dhe çorape me dizajn rrjete.
Këngëtarja fituese e çmimit Grammy, 29 vjeçe, dukej mahnitëse me veshjen me rripa dhe rrjetë transparente, të kombinuar me çorape të së njëjtës ngjyrë, shkruan DailyMail.
Ajo shtoi elegancën me një palë taka të kuqe dhe një pallto të gjatë me pupla në të njëjtën ngjyrë, të cilën e kishte hedhur shlirshëm mbi supe teksa qëndronte e shtrirë në dysheme.
Me flokët e gjatë dhe të zinj të stiluar në onde të lira, Dua u fotografua e ulur përdhe, para se ta hiqte pallton, duke vënë në pah linjat e saj perfekte.
Aktualisht në turneun “Radical Optimism” në Zelandë të Re, ajo shkëlqeu teksa pozonte në prapaskenë para koncertit të saj në Auckland, duke shkruar thjesht: “Auckland, Nata 1”.
Më vonë, ajo doli në skenë e veshur me një kostum ngjyrë nudo me korse, duke kënduar një listë të gjatë hitesh për një publik të mbushur plot.
Ajo eci me vetëbesim në skenën e ‘Spark Arena’, duke kombinuar veshjen me një palë çizme krem deri në gjunjë dhe çorape rrjete, ndërsa flokët e saj të gjatë i la të lirë për performancën.
Dua u shoqërua në skenë nga një grup valltarësh magjepsës, të veshur me pantallona të zeza me vija të bardha, të ngritura deri në gjoks.
Koncerti mbresëlënës ishte i pari nga dy që ajo do të mbajë në Zelandë të Re, pas tetë mbrëmjeve madhështore që zhvilloi për fansat në Australi.
Më herët gjatë ditës, Dua tregoi forcën dhe fleksibilitetin e saj të jashtëzakonshëm në një video të postuar në Instagram Story, ku shihej duke bërë një pozë të jogës në duar, me trupin përmbys përballë murit. “Duhet të rri përmbys të paktën një herë në ditë”, shkroi ajo.
Në atë video, ajo shfaqte barkun e tonifikuar, e veshur me një sutjena sportive të zeza dhe tuta të njëjta.
Të martën, ajo ndau disa foto të një udhëtimi të qetë për degustim vere, ku shijonte kohë cilësore me prindërit dhe vëllain e saj Gjinin, 19 vjeç, të cilët po e mbështesin në këtë turne botëror.
Ajo mbante me vete një çantë rozë të markës “Chanel” dhe kishte zgjedhur bizhuteri në ngjyrë argjendi dhe ari për ta plotësuar pamjen.
Këngëtarja dukej e mrekullueshme teksa pozonte me një gotë verë të kuqe në dorë në lokacione të ndryshme.
Gjithashtu, ndau momente të ëmbla me familjen, ku shijuan një udhëtim me helikopter dhe një tjetër me varkë. /Telegrafi/